Sunday, December 8, 2024
HomeLajmeKosovaKurti takohet me shefin e Zyrës Belge në Kosovë, diskutojnë për liberalizimin...

Kurti takohet me shefin e Zyrës Belge në Kosovë, diskutojnë për liberalizimin e vizave

Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua në zyrën e tij me Shefin e Zyrës Belge në Kosovë, Jean-Louis Servais. Ai pranoi urime nga Servais për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare dhe pozitën e tij të re.

Sipas tij, në këto zgjedhje qytetarët e Republikës së Kosovës kanë përçuar një mesazh pozitiv mbi pjekurinë demokratike në vend.

“Belgjika gjithmonë ka besuar në Kosovën dhe në popullin e saj” tha ndër të tjera Servais, duke e vlerësuar atë, vend me përparësi të mëdha, veçanërisht për shkak të moshës së re mesatare të popullatës.

Ai po ashtu tha se Belgjika e mbështetë Republikën e Kosovës në synimet e saj për intergrim evropian duke përfshirë këtu edhe liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

Kryeministri Kurti e falënderoi për vizitën e sotme dhe urimet, duke i thënë se prioritetet e tij dhe qeverisë së tij janë drejtësia dhe punësimi, porse në ballafaqim me pandeminë prioritet mbi prioritete është sigurimi sa më parë i dozave të reja të vaksinave kundër Covid-19.

Kryeministri Kurti e njoftoi Servais për mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit dhe për masat e reja anti Covid-19, të cilat e komplementojnë atë proces.

Në takim u bisedua edhe për mundësitë dhe format e shtimit të investimeve ekonomike dhe shkëmbimit tregtar midis dy vendeve tona, me theks të posaçëm te mërgata jonë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments