Sunday, December 8, 2024
HomeLajmeKosovaKrasniqi: Qeveria urgjentisht të merret me trajtimin e problemeve ekonomike, të mbrohen...

Krasniqi: Qeveria urgjentisht të merret me trajtimin e problemeve ekonomike, të mbrohen bizneset

Trajtimi i problemeve ekonomike, shqyrtimi i marrëveshjeve me Bashkimin Evropian dhe vendet e rajonit për liberalizimin e tregut, ligji për tregti të brendshme dhe krijimi i Gjykatës Komerciale, janë ndër rastet urgjente me të cilat Qeveria Kurti duhet të merret. Kështu ka thënë kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqi.

Krasniqi thotë se fillimisht Qeveria e re duhet të merret me trajtimin e problemeve ekonomike në mënyrë që të ketë zhvillim ekonomik dhe ndalje të rritjes së papunësisë në vend.

Ai a treguar edhe se në kontuinitet si Odë Afarizmit të Kosovës kanë kërkuar edhe që të përkrahet prodhimi vendor.

“Ne si Odë në kontinuitet kemi kërkuar përkrahje financiare dhe kemi dërguar kërkesë. Kërkesë emergjente e qeverisë është trajtimi i problemeve ekonomike, kjo është kërkesë mbi kërkesa në mënyrë që të kemi një zhvillim ekonomik dhe të ndal rritjen e papunësisë. Ne kemi kërkuar që prodhimi vendor të përkrahet me 10 përqind, në markete në dalje, për një kohë të caktuar derisa bizneset ta marrin veten por edhe qytetarët të edukohen më shumë në konsumin e prodhimit vendor. Të përkrahet eksporti me 10 përqind në dalje sepse jemi vendi që kemi dallimin më të madh në mes importit dhe eksportit, do me thënë 90 përqind importojmë 10 përqind eksportojmë”, deklaroi Krasniqi ai .

Krasniqi kërkon që të shqyrtohen vendimet dhe marrëveshjet e arritura me BE-në, meqë thotë se këto marrëveshje veçse e kanë dëmtuar prodhimin vendor. Ai ka theksuar se marrëveshjet kanë qenë keq të negociuara nga shteti i Kosovës e që i kanë dëmtuar bizneset dhe buxhetin e shtetit.

“Të shqyrtohen vendimet dhe marrëveshjet që i kemi bërë me Bashkimin e Evropian, me vendet e Rajonit të Ballkanit sepse këto marrëveshje për liberalizim të tregut, fatkeqësisht e kanë dëmtuar prodhimin vendor në vend se ta rrisin prodhimin vendor. Në vend që të rritet eksporti është rritur importi. Ndërkohë që vendet e rajonit si rezultat i këtyre marrëveshjeve në interes të bizneset kanë rritje të eksportit më shumë se rritje të importit. Ne kemi bërë një analizë dhe vetëm për pesë vjet nga marrëveshja e MSA-së ne kemi rritur importin për 1 mijë e 800 përiqnd krahasim me eksportin ndërkohë që vendet e rajonit siç është Shqipëria e ka rritur 10 përqind më shumë eksportin se importin, Maqedonia e ka rritur 20 përqind më shumë eksportin se importin. Do me thënë që marrëveshjet që i kanë nënshkruar kanë qenë të negociuar mirë nga ana e shteteve, ndërkohë që marrëveshjet që i kemi nënshkruar ne kanë qenë të negociuar në ekstrem keq në dëm të biznesit dhe rritjes së prodhimit vendor, rritjes së punësimit dhe rritjes së buxhetit të shteti”, theksoi Krasniqi.

Krasniqi ka përmendur edhe ligje të tjera me të cilat thotë se duhet të merret Qeveria e re.

“Ka shumë kërkesa që është edhe ndryshimi i Ligjit të punës, ndryshimi i ligjit të lehonisë që mos të detyrohet edhe pas 20 vitesh biznesi të paguaj dy paga për një vend pune, është Ligji i Gjykatës Komerciale, Ligji i bujqësisë, pylltarisë ligji për treti të brendshme dhe shumë ligje tjera që qeveria i ka në dispozicion, ulja e TVSh në pesë përqind në ushqim dhe hoteleri në mënyrë që të rritet konsumi i prodhimeve dhe të rritet biznesi i hotelerisë, ligji mbi miniera, ligji për investime strategjike që ka skaduar se ka qenë në afat tre vjeçar të filloj të ndryshojë dhe të kaloj me urgjencë në Kuvend në mënyrë që të krijojmë ofertë për investitorë në mënyrë që nuk kemi ofertë për investitorë dhe shumë ligje të tjera dhe udhëzime administrativë që kanë vendosur si pengesa e të zhvillimit ekonomik të largohen dhe të fillojmë një etapë të e të zhvillimit në vend”, potencoi Krasniqi.

Veç këtyre, Krasniqi potencoi nevojën që të krijohet Gjykata Komerciale, gjykatë kjo që u përmend nga qeverisja e kaluar por që nuk u bë asgjë në këtë drejtim. Për çka tha se bizneset kanë nevojë për këtë gjykatë, duke shtuar edhe se shteti duhet të jetë mbrojtës i bizneseve e jo shkatërrues.

“Nevoja për një Gjykatë Komerciale është emergjente për shkak se lëndët marrin vite që trajtohen problemet e bizneseve. Ndërkohë që shteti ka bërë një veprim antiligjor duke krijuar gjykata, vendime brenda institucioneve të veta siç është ATK dhe Dogana e Kosovës […]Për një gjykatë komerciale ka nevojë ekstrem për shkak se edhe bizneset e huaja nuk vijnë të investojnë në Kosovë kur një lëndë donë vite që të trajtohet. Kemi nevojë ekstrem që kjo gjykatë e cila u diskutua edhe në qeverinë e kaluar por ka mbetur peng si rezultat i ndryshimit të shpejt të qeverisë të trajtohet me urgjencë. Pastaj ligji për tregti të brendshme. Kemi nevojë emergjente sepse thjesht shteti me vendimet dhe lejet që është duke i dhënë për hapjen e bizneseve është duke i shkatërruar bizneset e caktuara sepse po krijohet një konkurrencë jo e rregullt e hapjes së bizneseve pa bërë analiza se a ka nevojë tregu për atë lloj biznesi apo jo. Shteti duhet me qenë mbrojtës i bizneseve e jo shkatërrues i bizneseve, fatkeqësisht më shumë është sjellë si shkatërrues i bizneseve sesa mbrojtës”, thotë Krasniqi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments