Saturday, April 27, 2024
HomeLajmeKosovës iu hap rruga për t’u bërë pjesë KiE, Kurti shkruan në...

Kosovës iu hap rruga për t’u bërë pjesë KiE, Kurti shkruan në “X”, tregon hapin tjetër

Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi të mërkurën raportin për Kosovën, duke u hapur rrugën hapave të ardhshëm drejt anëtarësimit në këtë Këshill.

Për këtë ka reaguar në platformën “X”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka thënë se ky është një hap shumë i rëndësishëm, duke treguar se opinionin e sotëm do ta hedh në votim Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës

Sot Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës  ka bërë një hap të rëndësishëm përpara për Kosovën. Opinioni konfirmon përmbushjen e të gjitha parakushteve të anëtarësimit nga ana e Kosovës dhe rekomandon t’i bëhet ftesë Kosovës që t’i bashkohet Këshillit të Evropës si  si shtet anëtar. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë Opinionin në prill”, ka shkruar Kurti.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments