Saturday, May 4, 2024
HomeSportKosova përballet me Irlandën në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për Shtete të...

Kosova përballet me Irlandën në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla

Basketbollistet e Kosovës A femrat të shtunën (nesër) do të përballen me Irlandën në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla.

Ndeshja të zhvillohet nga ora 16:00, në Qipro, aty ku po zhvillohet ky Kampionat.

Kosova ishte në Grupin B, ku përfundoi e dyta, me një fitore ndaj Qipros 70 -68 dhe një humbje nga Luksemburgu 65-94. Luksemburgu përfundoi në vendin e parë në grup me dy fitore, kurse Qipro e fundit me dy humbje.

Ndërkohë, Irlanda ka shënuar dy fitore në grupin e saj, duke mundur Andorrën 104-33 dhe Maltën 48-78.

Për Kosovën A kjo është hera e parë që paraqitet në një garë ndërkombëtare. Edhe pse takimi ndaj Irlandës vlerësohet i vështirë, nuk mungon motivimi në kampin e Kosovës.

Gjysmëfinalja tjetër është mes Luksemburgut dhe Maltës, që zhvillohet të shtunën nga ora 19:00. Ndeshja finale dhe ajo për vendin e tretë zhvillohen të dielën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments