Saturday, April 27, 2024
HomeTeknologjiBie nga froni Mercedes A45 AMG, Audi sjell “mbretëreshën” RS3

Bie nga froni Mercedes A45 AMG, Audi sjell “mbretëreshën” RS3

Prodhuesi i njohur gjerman i veturave, Audi, e ka prezantuar gjeneratën e tretë të modelit sportiv, RS3. Modeli mund të blihet në dy versione – Sportback dhe Sedan.

Kjo veturë pritet të dalë në shitje në Britaninë e Madhe në gusht, por veturat do t’u dërgohen pronarëve vetëm në fund të vitit, shkruan Autocarindia.

Audi RS3 Sportback (majtas) dhe Audi RS3 Sedan (djathtas)

RS3 Sportback dhe RS3 Sedan do ta kenë motorin tradicional prej 2.5 litrash, me pesë cilindra, i cili prodhon 400 kuaj-fuqi. Ky motor nëntë vite rresht është shpallur Motori Ndërkombëtar i Vitit.

Enterieri i Audi RS3 të re

Shpejtësinë prej 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.8 sekonda, ndërsa të interesuarit mund ta porosisin veturën me shpejtësi maksimale deri në 290 kilometra në orë. Këto shifra e lënë prapa konkurrentin e saj kryesor, Mercedes-Benz A45 AMG 4Matic.

 

 

Sa i përket pamjes së jashtme, modeli i ri duket shumë më agresiv, me rrota të veçanta për performancë sportive dhe me hapësira të mëdha për hyrjen e ajrit në pjesën e përparme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments