Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeKosova fiton të drejtën për të organizuar Kampionat Evropian të xhudos

Kosova fiton të drejtën për të organizuar Kampionat Evropian të xhudos

Një sukses i jashtëzakonshëm për sportin e xhudos në Kosovë dhe vet shtetin tonë.

Më në fund është zyrtarizuar vendimi i Unionit Evropian të Xhudos (EJU), ku Kosova do të organizojë Kampionat Evropian të xhudos.

Është një format i ri i xhudos, derisa Evropiani në Kosovë do të mbahet në fund të vitit, më saktësisht më 16 dhjetor.

“Kampionati Evropian i hapur paralajmëron një epokë të re për ne në disa aspekte: për herë të parë në Kosovë do të organizohet një turne ndërkombëtar i xhudos të klasës së përgjithshme”.

“Turneu mbështetet shumë nga qeveria. Ne ofrojmë një stimul të madh financiar për sportistët tanë, të cilët kanë bërë bujë me tre medalje olimpike në vitet e fundit. Atletët/trajnerët mund të presin 150,000 euro për peshë, ky është një hap i madh sipas standardeve të xhudos”, tha Agron Kuka, president i Federatës së Xhudos së Kosovës.

“Xhudo ka qenë prej kohësh një sport kombëtar këtu. Ajo që na ka munguar deri më tani është një turne në shtëpi ku yjet tanë kryesorë mund të shfaqen para një turme vendase. Është koha ta ndryshojmë këtë”, u shpreh Kuka.

Fondi shpërblyes do të jetë 300 mijë euro dhe gara pritet të mbledhë xhudistët më të mirë nga e gjithë Evropa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments