Sunday, April 28, 2024
HomeLajmeKosovaKosova ende në përballje me COVID-19, por ministri i Shëndetësisë pa plan...

Kosova ende në përballje me COVID-19, por ministri i Shëndetësisë pa plan për përballjen me pandeminë

Ministri i sapoemëruar i Shëndetësisë, Rifat Latifi, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se nuk di më shumë se aq sa dinë gazetarët për situatën me pandeminë në Kosovë.

 

Latifi ka thënë se pas takimit me Kurtin, do të takohet me ish-ministrin Arben Vitia për t’u informuar me situatën me COVID-19.

“Për pandeminë, unë duhet të bisedoj me ish-ministrin e Shëndetësisë dhe do të njoftohem me të gjitha të dhënat. Deri tani unë di vetëm ato që dini edhe ju nga gazetat. Virusi është aktual dhe ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”, ka thënë Latifi kur është pyetur për ndonjë plan në lidhje me luftimin e pandemisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments