Friday, April 19, 2024
HomeBotaKoreja Veriore tërhiqet nga Lojërat Olimpike: Do t’i mbrojmë atletët nga virusi

Koreja Veriore tërhiqet nga Lojërat Olimpike: Do t’i mbrojmë atletët nga virusi

Ministria e Sportit e Koresë Veriore tha të martën se nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios këtë vit për t’i mbrojtur atletët e vet nga pandemia e koronavirusit.

Vendimi u mor në një takim të Komitetit Olimpik të Koresë Veriore, në të cilin mori pjesë edhe ministri i Sportit, Mik Il Guk, më 25 mars. “Komiteti vendosi të mos u bashkohet Lojërave Olimpike të 32-ta për t’i mbrojtur atletët nga kriza shëndetësore globale e shkaktuar nga koronavirusi”, tha kjo ministri.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua për mënyrat për zhvillim të teknologjive profesionale të sportit, për të fituar medalje në gara ndërkombëtare dhe për t’i promovuar aktivitetet publike sportive gjatë pesë viteve të ardhshme, thuhet në njoftim.

Koreja Veriore ka një ndër regjimet më të ashpra të karantinimit, pavarësisht se qeveria e vendit ka mohuar se është regjistruar ndonjë rast me Covid-19, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Reklamë

Të huajt dyshojnë që Koreja Veriore ka arritur të mos ketë asnjë rast infeksioni, duke i marrë parasysh infrastrukturën e dobët shëndetësore dhe kufirin poroz me Kinën, që është shumë i rëndësishëm për ekonominë e shtetit komunist.

Duke i përshkruar përpjekjet kundër virusit si çështje të ekzistencës kombëtare, Koreja Veriore e ka kufizuar shumë trafikun në kufij, e ka ndaluar hyrjen e turistëve, ka larguar diplomatë dhe ka izoluar dhjetëra mijëra njerëz që kanë shfaqur simptoma.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments