Friday, April 19, 2024
HomeLajmeKosovaKonjufca viziton Shqipërinë, në agjendë nuk e ka takimin me Edi Ramën

Konjufca viziton Shqipërinë, në agjendë nuk e ka takimin me Edi Ramën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot do të qëndrojë për herë të parë në një vizitë zyrtare në Shqipëri pas marrjes së detyrës.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet në takime të veçanta nga presidenti Ilir Meta, kryekuvendari Gramoz Ruçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Agjendën e tij e ka publikuar zyra për media e Kuvendit, megjithatë, aty nuk është shkruar se Konjufca do të pritet në takim edhe nga kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama.

Agjenda e vizitës:

10:05-11:15 Takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi

Vendi: Kryesia e Kuvendit

(Deklaratë për shtyp)

11:30-12:30 Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

Vendi: Presidencë

12:30-13:00 Takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha

Vendi: Selia e PD-së

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments