Friday, March 29, 2024
HomeLajmeKosovaKonjufca tekohet me Drejtoreshën e USAID në Kosovë

Konjufca tekohet me Drejtoreshën e USAID në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Drejtoreshën e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID në Kosovë, znj.Lisa Magno me bashkëpunëtoret e saj.

 

Drejtoresha Magno, pasi uroi kryekuvendarin Konjufca për detyrën e re, konfirmoi  gatishmërinë e saj dhe të USAID-it për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e projekteve zhvillimore për vendin tonë.

Kryekuvendari Konjufca falënderoi znj.Magno për përkrahjen amerikane dhe theksoi se USAID-i është njëri ndër partnerët më të rëndësishëm për Kosovën. Ai po ashtu u zotua për vazhdimin dhe thellimin e këtij partneriteti edhe në të ardhmen.​

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments