Komuna e Gjilanit që udhëhiqet nga Alban Hyseni nga radhët e VV-së, raportohet se ka paguar për inventar, të cilat nuk gjinden në komunë, e që vlera e këtij inventari sipas ZKA-së kap shifrën mbi 80 mijë euro.

Sipas raportit të ZKA-së, bëhet e ditur se faturat ishin nënshkruar nga tre zyrtarë të emëruar si komision dhe se të njëjtit nuk kanë njohuri në lidhje me inventarin.

“Faturat ishin nënshkruar nga tre zyrtaret qe ishin emëruar si komision për pranimin e inventarit. Komisioni i pranimit te inventarit deklarohet se me kërkesë të menaxhmentit janë nënshkruar në faturë vetëm për tu ekzekutuar pagesa dhe se nuk kanë njohuri në lidhje me inventarin“, thuhet në raport.

12 artikujt e paguar nuk u gjetën në QKMF pas inspektimit që u bë, ekzaminim fizik ky në të cilin mori pjesë edhe drejtoresha e QKMF-së.

Po ashtu, u bë e ditur se nga ky shpenzim u dëmtua buxheti i Komunës.

/GazetaSinjali/