Friday, May 17, 2024
HomeLajmeKosovaKomandanti i KFOR’it: S’ka zgjidhje ushtarake për Veriun, kemi ofensivë diplomatike për...

Komandanti i KFOR’it: S’ka zgjidhje ushtarake për Veriun, kemi ofensivë diplomatike për ta qetësuar situatën

Komandanti i KFOR-it në Kosovës, Angelo Michele Ristuccia, ka thënë se për de-përshkallëzimin e tensioneve në veri nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake.

Duke folur për transmetuesin publik serb, Ristuccia ka thënë se zgjidhja për veriun duhet të jetë politikë, në tavolinën e negociatave.

Ai ka thënë se një ofensivë e gjerë diplomatike është aktivizuar për t’i qetësuar tensionet dhe për ta kthyer normalitetin në veri.

Sipas komandantit të KFOR-it, gjendja në veri mbetet e tensionuar, përkundër qetësisë momentale. Ai ka përmendur shtimin e trupave të KFOR-it në vend, si masë sigurie, pas rivlerësimit të situatës.

Ristuccia ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të ulen në tavolinën e negociatave për t’i tejkaluar të gjitha mosmarrëveshjet që dy shtetet kanë ndërmjet vete.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments