Friday, March 29, 2024
HomeLajmeKosovaKlinaku kërkon lirimin e mënjëhershëm të Fazliut: Të hetohet dhuna e ushtruar...

Klinaku kërkon lirimin e mënjëhershëm të Fazliut: Të hetohet dhuna e ushtruar nga ana e policisë

Faton Klinaku ushtrues detyre e kryetarit të OVL-UÇK-së, ka reaguar lidhur me arrestimin e Faik Fazliut nga Policia e Kosovës.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

Poashtu ai ka kërkuar që rasti të shkoj në procedurë të rregullt, si dhe të k hetohet edhe dhuna e ushtruar nga ana e policisë apo e zyrtarëve policor ndaj tij.

“Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij dhe rasti të shkoj në procedurë të rregullt, si dhe duhet që të hetohet edhe dhuna e ushtruar nga ana e policisë apo e zyrtarëve policor”, ka shkruar Klinaku.

VIDEO E ARRESTIMIT

Postimi i plotë i Klinakut:

Së pari, sqarim për mediat që raportuan se i arrestuari Faik Fazliu është anëtar i kryesisë së OVL UÇK-së, sepse ai ka qenë vite më parë në kryesi dhe ish kryetar por nuk është tani, dhe së dyti në videon që më erdhi, nuk shihet kanosje ndaj zyrtarit policor, por shihet dhunë e ushtruar ndaj një invalidi me shkallë të rëndë nga ana e zyrtarit policor.

Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij dhe rasti të shkoj në procedurë të rregullt, si dhe duhet që të hetohet edhe dhuna e ushtruar nga ana e policisë apo e zyrtarëve policor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments