Thursday, April 25, 2024
HomeBotaKirgizia akuzon Taxhikistanin për grumbullim ushtrie afër kufirit

Kirgizia akuzon Taxhikistanin për grumbullim ushtrie afër kufirit

Kirgizia e akuzoi Taxhikistanin fqinj të shtunën për grumbullimin e trupave dhe pajisjeve ushtarake afër kufirit, pas përleshjeve që lanë 41 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur.

Shërbimi kufitar i Kirgizisë gjithashtu tha se trupat e Taxhikistanit hapën zjarr në drejtim të automjeteve të ushtrisë kirgize afër një fshati brenda territorit të Kirgizisë, shkruan Reuters.

“Në kundërshtim me marrëveshjet dypalëshe për tërheqjen e trupave në bazat e tyre, pala tjetër vazhdon që të sjellë më shumë trupa dhe pajisje të rënda në kufirin e saj me Kirgizinë”, thuhet në deklaratën e shërbimit kufitar.

Një enklavë kirgize me mijëra banorë ka mbetur e izoluar nga pjesa tjetër e territorit të vendit, sepse trupat e Taxhikistanit e kanë bllokuar rrugën që kalon nëpër brezin e kontestuar të kufirit, thanë rojat kufitare të Kirgizisë.

Përleshjet mes dy ish-republikave sovjetike shpërthyen në mesin e kësaj jave rreth mosmarrëveshjes për një burim uji në Lumin Isfara, për të cilin të dyja palët pretendojnë se u përket atyre.

Autoritetet kirgize raportuan për 33 të vrarë, tre prej tyre civilë. Burimet e qeverisë lokale në Taxhikistan raportuan për tetë të vrarë, përfshirë katër roja kufitare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments