Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeKosovaKërcënoi deputeten Musliu-Shoshi, arrestohet një burrë nga Skenderaj në aeroportin “Adem Jashari”

Kërcënoi deputeten Musliu-Shoshi, arrestohet një burrë nga Skenderaj në aeroportin “Adem Jashari”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kohë më parë është kërcënuar nga një person.

Behët fjalë për B.A nga komuna e Skenderajit.

I dyshuari për kanosje ndaj deputetes së Kuvendit është arrestuar sot në aeroportin “Adem Jashari”, raporton Sinjali.

Ai ka qenë në kërkim policor që nga qershori, kur është denoncuar rasti nga ligjvënjësja e Partisë Demokratike të Kosovës.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohet dhe motivin që e ka shtyrë për kërcënimin e deputetes Musliu-Shoshi.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor prej 48 orësh dhe inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments