Saturday, April 20, 2024
HomeShëndetësiInfeksionet e veshit të mesëm!

Infeksionet e veshit të mesëm!

Infeksionet e veshit të mesëm mund të çojnë në çarje të daulles së veshit apo më keq akoma, në infeksion të kockës pas veshit apo infeksion të cipave të trurit, e njohur ndryshe si meningjit.

Infeksionet e veshit të mesëm mund të shërohen edhe vetë në disa raste, por ajo që ndodh rëndom është çarja e daulles. Qelbi nuk ka nga të dalë, është në presion në hapësirën e veshit të mesëm, për rrjedhojë çan daullen e veshit të mesëm.

Sa ndikojnë zhurmat, higjiena e duarve, pastrimi me mjete jo të përshtatshme?

Me infeksionet e veshit të mesëm nuk ka të bëjë shumë higjiena e duarve, pra nuk është si shkak për fillimin e otitit të mesëm akut ose infeksioneve akute të otitit të mesëm.

Ne mund ta shkaktojmë vetë në qoftë se kemi çarje të daulles ose mund të jetë një çarje traumatike e membranës, daulles së veshit.

Nganjëherë mund të shkaktohet edhe nga një mjekim i pakujdesshëm i otitit të mesëm akut. Kur fëmija ose i rrituri nuk merr mjekimin e duhur, qelbi nuk gjen vend të dalë dhe çan daullen e veshit. Në këtë rast, qelbi del në kanalin e jashtëm të dëgjimit.

Mënyra se si trajtohen infeksionet e veshit të mesëm?

Kryesisht trajtohen me antibiotikë të thjeshtë. Sigurisht që një ndër mjekimet kryesore është mjekimi lokal me pika në hundë që të zhbllokohet hunda dhe të hapet tubi, me të cilin ajroset veshi i mesëm.

Ky është mjekimi bazë që mund të shoqërohet edhe me qetësues për dhimbjen, por që çdo skemë mjekimi kushtëzohet nga gjendja e pacientit.

Kur mjekohesh gabim apo kur trajtimi është i vonuar, çfarë pasojash mund të ketë?

A përbëjnë këto rastet më të vështira për t’u menaxhuar?

Ne duhet të jemi vigjilentë që nëse pas një gjendje virale, një fëmijë apo i rritur ankohet për dhimbje veshi, duhet mjekim i specializuar.

Në këtë rast mbahen dy qëndrime, nëse kemi një skuqje të lehtë të membranës, ne nuk i fillojmë antibiotikë fëmijës, por i japim vetëm mjekim simptomatik duke i çliruar frymëmarrjen.

Më pas, këshillojmë prindërit ose pacientin kur ai është i rritur, se nëse përkeqësohen, pra nisin të kenë më tepër dhimbje ose u fillon temperatura, duhet të paraqiten menjëherë tek specialisti, pasi mund të jetë mbivendosur infeksioni bakterial dhe atëherë është e domosdoshme marrja e antibiotikëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments