Thursday, March 28, 2024
HomeLajmeI riu që iku nga Mitrovica e Veriut rrëfehet për T7: U...

I riu që iku nga Mitrovica e Veriut rrëfehet për T7: U tmerruam nga shpërthimet

Blerim Zhubi, një qytetar shqiptar që jeton në pjesën veriore të Mitrovicës ka rrëfyer për T7 për situatën e tyre pas shpërthimeve në Veriun e Kosovës që ndodhën të martën.

Ai ka treguar se është shpërngulur prej shtëpisë së tij dhe ka shkuar në pjesën jugore. Thotë se njëjtë kanë vepruar edhe disa familje shqiptare që kanë fëmijë.

“Ata janë të traumatizuar nga shpërthimet”, ka thënë ai, teksa ka kërkuar ndihmë nga institucionet e vendit.

“Ka ndodh tërheqja e njëkohësisht më ka thirr shoqja që kanë shperthy disa bomba. Kur kemi dalë para banesës ka qenë full full me popullatë serbe, ka dasht Zoti i madh nuk na kanë pengu. Policia e Kosovës në urën e Ibrit janë polici fiktive që nuk kanë të drejtë me bo as një hap”, ka thënë ndër tjerash ai.

Ka shtuar se Policia në urën e Ibrit nuk guxon të lëviz përpara për t’i mbrojtur.

Zhubi ka kërkuar nga shteti e simos nga institucionet e sigurisë që t’ia garantojnë sigurinë.

“Ose të na tregojnë e të kërkojmë azil politik, sepse jemi lodhur se 23 vjet”, ka thënë ai.

Të martën në Veriun e Kosovës ka pasur shpërthime, pasi serbët lokalë nuk po pranojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale të dhjetorit.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme u shpallen pasi kryetarët nga radhët e Listës Serbe dhanë dorëheqje.

Por Beogradi kundërshton zgjedhje të reja. Petar Petkoviq, drejtor i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, ka thënë se “Albin Kurti dëshiron të imponojë zgjedhje”.

Ndërsa, kryeministri Kurti, përmes një postimi në Facebook të martë, ka thënë se janë intensifikuar sulmet nga bandat kriminale serbe, por thotë se atyre po ju vije fundi. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments