Sunday, December 8, 2024
HomeLajmeKosovaI reagojnë nga PSD’ja VV’së: Këta që na mbyllën, tash po bëjnë...

I reagojnë nga PSD’ja VV’së: Këta që na mbyllën, tash po bëjnë ekskursione në Shqipëri

Anëtari i PSD’së, Nol Nushi, i ka reaguar zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, pas publikimit të një fotografie të tyre nga Shqipëria përbrenda një veture, ku dy nga ta shihen pa maska.

Nushi, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se po të ndaloheshin nga Policia e Kosovës në këtë mënyrë, do të dënoheshin. I njëjti iu është referuar masave të reja anti-Covid, të ndërmarra nga Qeveria Kurti, ku një nga pikat thotë se maska është obligative edhe në veturë,në rast se bashkëudhëtarët nuk janë anëtarë të familjes, shkruan Gazeta Express.

“3 persona ne veture, nuk jane familjare (nuk llogaritet Kurti si babe politik). Me te ndale policia keshtu ne Kosove, denohesh per shkelje te rregullave te pandemise”, thuhet në postimin e tij, së cilës ia ka bashkëngjitur fotografinë në të cilën shihen kandidati për deputet i VV’së, Bojken Abazi, Ministri i MMPH’së, Liburn Aliu dhe asamblistja e VV’së nga Vitija, Liridona Bislimi.

Ai kritika ka pasur edhe për Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, të cilin e ka quajtur “Dr. Hipokriti”.

Postimi i plotë:

3 persona ne veture, nuk jane familjare (nuk llogaritet Kurti si babe politik).

Me te ndale policia keshtu ne Kosove, denohesh per shkelje te rregullave te pandemise.

Kta qe na mbyllen, tash po bojne ekskursione ne Shqiperi, nga e cila i refuzuan vaksinat por spo ia refuzojne plazhin e shetitjet.

Nderkohe Dr. Hipokriti tu i ndrru mindilat e setres.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments