Friday, April 26, 2024
HomeTop LajmetHaziri për tragjedinë në Gjilan: Ata për disa javë kanë qëndruar në...

Haziri për tragjedinë në Gjilan: Ata për disa javë kanë qëndruar në Shqipëri, institucionet ta zbardhin rastin

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, po kërkon që të zbardhet rasti i vdekjes së tre qytetarëve të kësaj komunë në Gjirin e Lalzit.

Ai në një lidhje direkte në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ka treguar se viktimat për disa javë kanë qenë duke qëndruar në shtëpinë e tyre në Gjirin e Lalzit, dhe se djali i vogël i tyre i ka vizituar disa herë.

Megjithatë, ai thotë se duhet të zbardhet rasti i vdekjes së tyre, pasi që ata për 72 orë kanë qëndruar të helmuar, kështu duke

“Është një familje e mirë dhe e mbarë. Ai me bashkëshorten dhe nënën e tij sipas hetimeve të para kanë ndërruar jetë për shkak të helmimit të rëndë. Tri vdekjeve prej një shtëpie është vdekje e rëndë dhe dhimbje e madhe. Edhe dje edhe sot djemtë e të ndjerit kanë nënvizuar se tre anëtarët e familjes dhe qeni i shtëpisë janë helmuar dhe kanë kërkuar të zbardhet rasti. Institucionet e Shqipërisë duhet ta zbardhin rastin deri në fund. Më 8 maj, autoritetet shqiptare kanë filluar hetimet dhe veprimet e para ndaj institucioneve shëndetësore. Ne po presim pas obduksionit dhe pas zbardhjes së rrethanave, institucionet e policisë së shtetit, qoftë prokuroria apo ndonjë institucion tjetër që të njoftoj familjen dhe publikun”, ka deklaruar ai.

Haziri ka kërkuar që të hetohet rasti i viktimave që nga dita kur ata kanë kërkuar trajtim shëndetësorë.

“72 orë kanë kërkuar ndihmë, kanë kërkuar në komunë, pastaj në bashki dhe në Spitailn e Përgjithshëm të Durrësit. Duhet të shihet se çfarë ndodhi brenda këtyre 72 orëve që nuk u arrit një familje e tërë të shpëtohet, cila është neglizhenca, hapësirat. Ne nuk guxojmë të biem në nivel spekulativ. Ky është helmim që ka mundur të menaxhohet nga institucionet shëndetësore, çfarëdo qoftë helmimi, institucionet në Shqipëri dhe Kosovë i menaxhojnë, por të bëhet 72 orë, normalisht që organizmi është përballur me helmim të rëndë, andaj është nevoja për të parë prej momentit që janë lajmëruar me gjendje të rëndë shëndetësore, deri te vdekja. Duhet të shihet kjo, kjo është kërkesa e vetme”, ka shtuar ai

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments