Sunday, May 5, 2024
HomeLajmeKosovaHaradinaj thotë se i lëshoi rrugë ndryshimit, por Kurti me qeverisje zhgënjeu...

Haradinaj thotë se i lëshoi rrugë ndryshimit, por Kurti me qeverisje zhgënjeu qytetarët

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se udhëheqja njëvjeçare e Qeverisë Kurti II ishte zhgënjyese për ata që kanë pasur shpresa për ndryshim.

Haradinaj tha në Rubikon të Klan Kosovës se madje edhe ai vetë ka pasur shpresa se ndryshimi do të mund ta dinamizonte jetën në Kosovë.

”Është vështirë të identifikohet një sukses i vërejtshëm ose i matshëm i Qeverisë Kurti, ka ndonjë veprim aty-këtu dhe unë e kam përshëndetur rastin e fondit për sigurinë, pasi që vetë kam qenë iniciues dhe mbështetës i këtij fondi, mirëpo për fat të keq jo, pra ky vit dëshmoi të kundërtën e asaj që kanë shpresuar shumë njerëz në Kosovë, në një masë edhe unë kam shpresuar që ndryshimi mund të dinamizoj jetën në Kosovë, qeverisjen, të na përshpejtojë edhe disa procese përfshirë drejt BE-së dhe drejt forcimit të pozicionit ndërkombëtar të vendit” tha Haradinaj.

Ish-kryeministri tutje tha se me mos kandidimin për postin e të parit të ekzekutivit në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, i kishte lëshuar rrugë ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, teksa qeverisjen e Kurtit e cilësoi si të frikshme.

”Në një mënyrë apo tjetër i kam lëshuar rrugë ndryshimit në atë kohë duke mos kandiduar fare për kryeministër, duke dërguar disa sinjale se ndoshta është kohë për ndryshim, mirëpo përkundër shqetësimeve, ka pasur shqetësime edhe më përpara se mund të mos jetë kjo shpresa reale e jona, mund të mos realizohet, mirëpo ajo që ka ndodhur është vërtetë e frikshme, është manipuluar shumë me qytetarin, me votuesin me vështirësitë me brengat e njeriut, pakënaqësitë dhe dhimbjet për me e marrë besimin dhe ai besim është i shenjtë se njerëzit i kanë dhënë besim pas dhimbjeve, pas vuajtjeve, pas vështirësive ia kanë dhënë besimin dikujt me i largu nga ajo gjendje, por ajo që po shihet është se jeta e qytetarit po përkeqësohet”, tha Haradinaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments