Wednesday, April 24, 2024
HomeLajmeKosovaArrestohen dy persona për vjedhje në Han të Elezit

Arrestohen dy persona për vjedhje në Han të Elezit

Stacioni policor në Han të Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e para të mëngjesit në orën 02:15, kishte pranuar një informacion për një rast të vjedhjes që kishte ndodhur në afërsi tek vendi i quajtur ” Ura Kashanit” në vend punishten e hekurudhave të Kosovës.

Në lidhje me këtë hetuesit policor pas një pune intensive, grumbullimit të informacioneve në terren, kanë arritur të identifikojnë personat e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tyre dhe sot rreth orës 17:00 kanë arrestuar dy personat me inicialet S.R. (M.K) i moshës 26 vjeçar dhe N.R (M/K) i moshës 21 vjeçar me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhje” ku dyshohet se në punishten e hekurudhave të Kosovës kanë vjedhur: 150 m kabllo elektrike, 4 akumulatorë (bateri) makinash, 20 pjesë nga 3 m të çelikut dhe rreth 200 litra derivate të naftës.

Policia të dyshuarit i ka shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj janë dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments