Thursday, March 28, 2024
HomeLajmeKosovaHaradinaj: Kurti e Osmani kanë problem me vetën, e ofenduan mërgatën

Haradinaj: Kurti e Osmani kanë problem me vetën, e ofenduan mërgatën

I pari i AAK’së, Ramush Haradinaj thotë se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë probleme me vetën. Thotë se ata nuk u sollën si fitues, pasi shantazhuan dhe kërcënuan. Në këtë mënyrë, sipas Haradinajt, të dy ata, e ofenduan mërgatën.

Haradinaj komenton kërkesën e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në vend.

“Mërgatës nuk i bën nder kur bën ligj për votë për të. Sipas rregullave kjo qeveri shkon katër vjet, atëher çfarë zori ke ti me sjell natën, me trafiku…”, tha Haradinaj.

“Nëse është dikush që e ka ofenduar mërgatën e kanë ofenduar z.Kurti dhe z.Osmani duke e sjell ligjin të trafikum natën. Nuk është një ligj që kërkon të shkohet në atë mënyrë. Ai ligj i ka do procedura që duhet me i respektu, do konsulta, do dakordime dhe nuk mundesh me bo me detyrim, veç në diktatura bëhen”, shtoi ai.

“Kjo qasje ka qenë ofenduese për mërgatën. Ka qenë pjesë e atij skenarit të shantazheve politike, kërcënimeve që iu çojmë në zgjedhje”, theksoi Haradinaj.

“Nuk besoj se futësi duhet me u sjellë në këtë mënyrë nëse ka vetëbesim. S’ke arsye me i shantazhu të tjerët nëse ke fitu dhe di me e kry punën si duhet, s’ke arsye me u sjellë në këtë mënyrë me opozitën, me të tjerët”, tha ai.

“Kërcënimi nuk është formë e duhur. Mendoj se i bën me të dobët fituesit kërcënimi. Ai që më kërcënon mua ka probleme me vetë. Z.Kurti e znj.Osmani dhe mënyra se si na kanë kërcënuar në vazhdimësi kanë problem me vetë. Nuk është paraparë një qasje e tillë në demokraci. Është shenj e diktaturës”, tha Haradinaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments