Friday, May 3, 2024
HomeSportHajdutët plaçkitën shtëpinë e Ansu Fatit në kohën sa familja e tij...

Hajdutët plaçkitën shtëpinë e Ansu Fatit në kohën sa familja e tij ndodhej aty

Një grabitje ka ndodhur në shtëpinë e Ansu Fatit në Sant Cugat del Vallès gjatë derbit Barcelona-Espanyol të shtunën, ndërsa futbollisti ishte në Camp Nou duke parë shokët e tij, sipas La Vanguardia. Familja e tij, megjithatë, ndodhej në shtëpi ndërsa ndodhi sulmi.

Hajdutët kanë hyrë në katin e sipërm, nga ku kanë marrë para, bizhuteri dhe orë, ndërsa familja e lojtarit e ka ndjekur lojën në televizor në dhomën e ndenjës, që ndodhet në katin përdhes.

Disa zhurma alarmuan të afërmit e Ansu Fatit, të cilët thirrën menjëherë policinë për të mos u ngjitur dhe konfrontuar me hajdutët. Me të mbërritur patrullat nuk kishte më asnjë shenjë nga hajdutët, dhomat në katin e sipërm ishin të trazuara, alarmi ishte i fikur dhe kamerat e sigurisë fikur po ashtu.

Sipas informacioneve nga La Vanguardia , Ansu ka bërë një denoncim për grabitjen në stacionin e policisë Mossos në Sant Cugat.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments