Tuesday, April 16, 2024
HomeSportGruaja e Schumacherit zbulon se çka i kishte thënë legjenda e Formula...

Gruaja e Schumacherit zbulon se çka i kishte thënë legjenda e Formula 1 para se ta bënte lëshimin e fundit dhe tragjik me ski

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher e kishte pësuar një aksident skijimi në vitin 2013 gjatë pushimeve me familjen e tij në alpet franceze.

Schumacher është njëri prej garuesve më të mëdhenj në histori të Formula 1.

Ai i ka shtatë tituj të kampionit të botës, aq sa i ka edhe britaniku Lewis Hamilton.

Ai e kishte bërë debutimin e tij në Jordani në vitin 1991 duke i fituar dy tituj kampioni të botës me ekipin Benetton.

Sidoqoftë, ai kishte lëvizur drejt skuterisë Ferrari në vitin 1996, shkruan “thesportsrush”

Me fanellën “Maranello”, Schumacher i kishte fituar edhe pesë tituj kampioni të botës.

Ai mbeti aty deri në vitin 2006, kur edhe e zyrtarizoi pensionimin.

Por, përkundër kësaj, Schumi ishte rikthyer të garonte me ekipin Mercedes në vitin 2010 për ta ndihmuar që t’i merrte hapat e parë në Formula 1.

Ai më pas qëndroi me Silver Arrows deri në vitin 2012.

Pas kësaj, edhe një herë u pensionua nga sporti.

E pas vetëm një viti, Schumacher u përball me një aksident derisa ishte duke skijuar me të birin e tij, Mich në alpet franceze në dhjetor të vitit 2013.

Gjermani e përjetonte një adrenalinë të jashtëzakonshme derisa po skijonte dhe kur lëshohej me parashutë, njëjtë siç e ndiente edhe kur garonte në Formula 1.

E para se ta niste lëshimin e fundit, Schumacher  i kishte folur bashkëshortes së tij, Corinna Schumacher për nivelin e borës dhe për terrenin e papërshtatshëm për të skijuar.

Sidoqoftë, kjo nuk e kishte penguar ish-ngasësin e Ferrarit për ta bërë atë që e donte më së shumti në atë kohë.

“Pak para se të ndodhte aksidenti në Meribel, ai më tha: ‘Bora nuk është optimale. Ne mund të fluturojmë për në Dubai dhe të shkojmë për të fluturuar me parashutë atje’”, e ka zbuluar bisedën me bashkëshortin e saj Corinna Schumacher.

Por, moti i ligë i kishte prishur planet e tyre për të shkuar në Dubai për t’u lëshuar me parashutë, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, me këtë rast ndodhi aksidenti i tmerrshëm.

Që nga lëndimi, Schumacher nuk ka qenë në gjendje të paraqitet më në publik.

Gjendja e tij shëndetësore mbetet e panjohur nga ajo kohë. /

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments