Saturday, April 20, 2024
HomeLajmeKosovaGLPS numëron veprimet urgjente për Qeverinë Kurti: Të vaksinohet popullata

GLPS numëron veprimet urgjente për Qeverinë Kurti: Të vaksinohet popullata

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) në konferencën për medie me temë: “Disa nga veprimet më urgjente për Qeverinë Kurti II”, tha se është e nevojshme që deri në fund të këtij viti të vaksinohet gjysma e popullatës me vaksinën kundër virusit Covid-19.

Njomza Arifi, menaxhere e programeve në GLPS, tha se Qeveria duhet të bëjë një analizë të thellë të dëmëve të shkaktuara nga pandemia.

Tutje, Arifi tha se duhet të punohet që të krijohet një ambient më i përshtatshëm për investimet e huaja.

“Në këtë konferencë kemi për synim t’i ofrojmë Qeverisë disa propozime për veprime konkrete. Një ndër prioritete është menaxhimi i pandemisë. Për të mbajtur situatën nën kontroll Qeveria duhet të rishikojë gjendjen. Furnizimi me vaksina duhet të jetë prioritet, duhet të bisedojnë me shtetet mike. Deri në fund të këtij viti të vaksinojë gjysmën e shoqërisë. Vaksinimi nuk duhet të lejohet të bëhet në mënyrë selektive. MSh-ja të fillojë një fushatë për vetëdijesimin e qytetarëve. Duhet të punohet në mbajtjen e trurit profesionist dhe anëtarësimi në  organizata ndërkombëtare. Implementimi i drejtë i pakos për rimëkëmbje ekonomike. Qeveria duhet të bëjë analizë të thellë të dëmeve që ka shkaktuar pandemia”, u shpreh ajo.

“Lufta kundër informalitetit duhet të jetë prioritet. Qeveria të përpiloj një strategji për tërheqjen e investime. Diasporës t’ju ofrohet një ambient i favorshëm për investime. Qeveria duhet t’i rishikoj licencat, dhe të evitoj krijimin e monopoleve. Vetingu në sistemin e drejtësisë duhet të jetë menjëherë. Qeveria Kurti 2 duhet të marr veprime për të luftuar korrupsionin. Financimi i partive politike, duhet që Kuvendi të shtyj përpara ligjin për financimin e partive politike me formatin e vjetër. Duhet të aprovohet plani për zbatim të MSA-së dhe ERA 2. Qeveria duhet të angazhohet për krijimin e një dialogut të mirëfilltë me BE-në. Të ketë strategji për të lobuar për liberalizim të vizave”, tha tutje ajo.

Ndërsa, Rreze Hoxha-Zhuja, hulmutuese në GLPS, tha se për një qeverisje të mirë nevojitet edhe reforma në administratë publike.

Po ashtu, ajo kërkoi që Ligji për paga të adresohet sa më parë.

Tutje, ajo shtoi se Qeveria duhet të hartojë një strategji për ruajtjen e ambientit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments