Wednesday, May 15, 2024
HomeLajmeKosovaGazetari nga Maqedonia e Veriu zbulon : Rama dhe Kurti do të...

Gazetari nga Maqedonia e Veriu zbulon : Rama dhe Kurti do të takohen

Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Arben Ratkoceri ka zbuluar ditën e sotme se takimi mes Kryeministri Rama dhe homologu i tij Kosovar Albin Kurti, do të realizohet.

Sipas tij në orën 16:00 Rama dhe Kurti do të zhvillojnë takimin që ky i fundit e refuzoi pasi tha se s’kishte pse ta realizonte kur u anulua mbledhja e dy qeverive.

Gazetari është shprehur se sipas tij konflikti më i madh i zotit Kurti me zotin Rama, ka filluar që nga Open Balkan, ku zoti Kurti ka qenë shumë kundër kësaj iniciative dhe ajo që po shihet është se zoti Kurti ka pasur të drejtë në këtë temë

“Informacionet e fundit thonë se ata do të kenë një takim rreth orës 16:00 në Prishtinë. Arsyeja e refuzimit për t’u takuar duhet të jetë më e thellë se anulimi i mbledhjes mes dy qeverive. Po, u përdor ndoshta ky si pretekst. Ai konflikti më i madh i zotit Kurti me zotin Rama, besoj që ka filluar që nga Open Balkan ku zoti Kurti ka qenë shumë kundër kësaj iniciative dhe ajo që po shihet është se zoti Kurti ka pasur të drejtë në këtë temë. Në ndërkohë që dhe anulimi i mbledhjes së dy qeverive, edhe pse nuk ka pasur ndonjë arsyetim nga Tirana zyrtare se përse erdhi deri te kjo, në ndërkohë kjo ndërlidhet me disa zhvillime në Kosovë, sidomos në pjesën veriore të Kosovës,” – u shpreh Ratkoceri në një intervistë për Euronews Albania

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments