Wednesday, June 12, 2024
HomeLajmeKosovaForeign Policy: Askund Uashingtoni nuk vlerësohet më shumë se në Kosovës

Foreign Policy: Askund Uashingtoni nuk vlerësohet më shumë se në Kosovës

Askund Uashingtoni nuk vlerësohet më shumë se në Kosovë. Në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës, një statujë e ish-presidentit amerikan ua bënë me dorë kalimtarëve.

Sekretarja e shtetit, Madeleine Albright, e cila në vitin 1999 nxiti për ndërhyrjen amerikane kundër Serbisë në Luftën e Kosovës, nderohet me një shesh të vogël dhe bust pranë qendrës së qytetit të Prishtinës.

Kështu shkruan sot gazeta “Foreign Policy” në një analizë me titull “Kosova dhe Tajvani, një aleancë në sytë e të huajve.”

Dashuria po lëkundet. Më 23 prill, Kosova mbajti zgjedhjet në katër komuna me shumicë serbe në veri të vendit. Refuzimi i Prishtinës për të adresuar çështjen  për autonomi më të madhe në këto komuna, shkaktoi një bojkot të serbët për të dalë në zgjedhjeve, duke marrë pjesë vetëm rreth 3.5 për qind. Në këto zgjedhje u votuan kandidatët shqiptarë. Protesta të dhunshme pasuan në fund të majit, kur këta kandidatë morën postet e kryetarëve të komunave.

Protestuesit serbë sulmuan policinë kosovare dhe paqeruajtësit e NATO-s dhe dhjetëra u plagosën në secilën anë. Kryeministri kosovar, Albin Kurti, i cilësoi protestuesit si një “milici fashiste” dhe fajësoi Serbinë dhe presidentin e saj populist, Aleksandar Vuçiq, për orkestrimin e bojkotit dhe trazirave.

Si rezultat i pakënaqësisë së tij me trajtimin e situatës nga Kurti, Uashingtoni mori një sërë masash ndëshkuese, duke përfshirë përjashtimin e Kosovës nga “Defender 23”, stërvitja ajrore më e madhe ndonjëherë e NATO-s.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, paralajmëroi se entuziazmi për mbështetjen e Kosovës në NATO dhe Kombet e Bashkuara ishte zbehur.

Shkëmbimet e Tajvanit  me Kosovën, të cilat janë ndërmjetësuar nga Uashingtoni po përcillen me shqetësim. Zyrtarët dhe ekspertët e tregtisë së Tajvanit i shohin vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (CEEC) si një “portë hyrëse” drejt Bashkimit Evropian dhe ata shpresojnë të kultivojnë lidhje më të thella me rajonin.

Edhe pse Kosova njihet nga më shumë se gjysma e 193 anëtarëve të Kombeve të Bashkuara dhe Tajvani gëzon marrëdhënie të plota diplomatike me vetëm 13 shtete sovrane, të dy vendet kanë hasur në bllokada për të pasur qasje në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare nga fqinjët e tyre armiqësorë dhe më të fuqishëm.

Serbia dhe Kina, mohojnë pavarësinë de facto të Kosovës dhe Tajvanit. Deklaratat e Serbisë mbi Kosovën mund të jenë një pikë më poshtë nga kërcënimet e Kinës në Tajvan, por shprehjet e tillë si “të patjetërsueshme” dhe “integrale” zakonisht janë pjesë e pretendimeve të sovranitetit të këtyre vendeve dhe gjuhës së tyre politike që  përdoren nga Pekini dhe Beogradi.

Mbështetja për Tajvanin është rritur në mesin e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (CEEC)  viteve të fundit. Ballkani Perëndimor mund të duket periferik për ambiciet e Tajvanit, por pakënaqësia në rritje me praninë e Kinës në këtë pjesë ka krijuar një ndjenjë mundësie që, me mbështetjen e Uashingtonit, Taipei (kryeqytetit i Tajvanit) shpreson të përfitojë.

“Vendet e CEEC-et treguan interes në momentin e duhur”, tha Marc Cheng, drejtori ekzekutiv i Qendrës së BE-së në Tajvan, pjesë e një rrjeti ndërkombëtar institucionesh të financuara nga Komisioni Evropian.

Ekziston edhe ndjenja e Ballkanit si kufiri i fundit në Evropë. “Tregjet në zhvillim janë gjithmonë një mundësi. “Ka kuptim që Tajvani ka filluar të zhvendosë fokusin e tij në lindje të Ballkan-it pas disa vitesh angazhimi me më shumë vende të Evropës Qendrore.”- tha Çeng për  gazetën “Foreing Policy”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments