Wednesday, May 20, 2026
HomeLajmeKosovaAmbasadori britanik kërkon bashkëpunim politik pas zgjedhjeve të 7 qershorit

Ambasadori britanik kërkon bashkëpunim politik pas zgjedhjeve të 7 qershorit

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërmjet partive politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit institucional në vendi.

Ai këto deklarata i ka bërë pas një takimi që ka zhvilluar të martën me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në Facebook, ambasadori Hargreaves ka vlerësuar rolin e Haradinajt në jetën politike të Kosovës.“Ramush Haradinaj ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike të Kosovës gjatë shumë viteve, duke kontribuar në zhvillimin demokratik dhe institucionet e vendit. Ndërsa Kosova ecën drejt zgjedhjeve, do të jetë e rëndësishme që partitë politike të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të punojnë së bashku më pas për të formuar një qeveri të qëndrueshme dhe për të siguruar zgjedhjen në kohë të një Presidenti. Progresi demokratik i Kosovës varet nga bashkëpunimi, dialogu dhe një angazhim i përbashkët për të ardhmen e vendit”, ka thënë diplomati britanik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments