Friday, March 29, 2024
HomeTjeraKulturaFilmi “Vera andrron detin” fiton dy çmime në Festivalin e Venedikut

Filmi “Vera andrron detin” fiton dy çmime në Festivalin e Venedikut

Filmi nga Kosova “Vera andrron detin” ka fituar dy çmime në Festivalin e Venedikut.

Ky film me regji të Kaltria Krasniqit dhe skenar të Doruntina Basha, ka fituar çmimin ‘Inclusion Edipo Re’ dhe çmimin për ‘Autoret gra nën 40 [vjet]’, njoftoi Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK).

“…Për mënyrën se si ajo tregon përmes forcës së grave dhe marrëdhënien komplekse midis të vjetrës dhe të resë në një vend në rindërtim: fshatin dhe qytetin; patriarkalitetin dhe kërkesat e brezave të rinj. Regjia e saj e thurë me saktësi dhe koherencë rrugën e një nëne dhe një vajze drejt aspiratës për drejtësi, duke sfiduar dhe bërë pyetje për të ardhmen e një shoqërie” u shpreh juria e çmimit ‘Autoret gra nën 40 [vjet]’ me rastin e dhënies së çmimit, tha QKK.

Këto dy çmime janë ndarë nga asociacionet e regjisorëve dhe profesionistëve të filmit të akredituara në kuadër të Festivalit të Venedikut.

“Vera andrron detin” është filmi i parë nga Kosova që shfaq premierën në Festivalin e Venedikut. Ky film pasqyron rrëfimin e një gruaje që lufton kundër pabarazive gjinore.

Festivali i Venedikut nisi më 1 shtator dhe përfundon më 11 shtator.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments