Monday, April 29, 2024
HomeLajmeKosova838 pacientë të infektuar me oksigjenoterapi në spitalet e Kosovës

838 pacientë të infektuar me oksigjenoterapi në spitalet e Kosovës

Pas shtimit të numrit të infektimeve dhe rritjes së numrit të vdekjeve në ditët e fundit nga COVID-19, tani ka filluar të ulet numri i të infektuarve.

 

Në raportin 24-orësh të Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, thuhet se ka pasur më shumë lirime të pacientëve nga spitali krahasuar me numrin e pranimeve.

“Në QKUK ka pasur 25 pranime të pacientëve, kundrejt 40 lirimeve të tjera që janë bërë nga ana e mjekëve. Në spitalet e përgjithshme ka pasur 51 pranime, kurse 56 lirime të pacientëve, thuhet ne njoftim”.

Po ashtu në QKUK trajtim mjekësor për COVID-19 po marrin 1002 pacient, prej tyre 887  Covid-19 pozitivë, 838 me oksigjeno-terapi dhe 65 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments