Saturday, May 18, 2024
HomeBotaEmiratet e Bashkuara Arabe ofrojnë mbështetje për antarësimin e Kosovës në organizata...

Emiratet e Bashkuara Arabe ofrojnë mbështetje për antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, Nabila Alshamsi.

Ministrja Gërvalla falënderoi ambasadoren Alshamsi për kontributin dhe ndihmën e Emirateve të Bashkuara Arabe dhënë në faza të ndryshme të shtetndërtimit, duke qenë shteti i parë arab që njohu pavarësinë e Kosovës.

Ministrja e vlerësoi në veçanti mbështetjen e dhënë në sektorët si ekonomia e shëndetësia. Me këtë rast, u theksua nevoja që të forcohet dhe thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve, sidomos në rrafshin ekonomik.

Nga ana e saj, ambasadorja Alshamsi rikonfirmoi mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe karshi anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments