Friday, May 17, 2024
HomeLajmeEkskluzive, presidenjta dekreton guvernatorin e ri të BQK-së

Ekskluzive, presidenjta dekreton guvernatorin e ri të BQK-së

Presidntja Vjosa Osmani, sot ka dekretuar guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovë (BQK), Ahmet Ismailin, kanë treguar burime të”Indeksonline”.

 

 

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e “grushtave”, kishin zgjedhur Ahmet Ismailin si guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Zgjedhja e tij e tij është bërë pas propozimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere. Kurse, sipas ligjit, emërimi i tij duhet të bëhet nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila zyrtarizon mandatin 5-vjeçar të guvernatorit.

Kjo është biografia e guvernatorit të ri të BQK-së

 

 

Ahmet Ismaili ka lindur në Podujevë, kurse studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, në Drejtimin Banka dhe Financa të Fakultetit Ekonomik, ku edhe ka marrë titullin doktor i shkencave ekonomike në drejtimin Banka dhe Financa.

Guvernatori në ardhje i institucionit më të rëndësishëm financiar në vend, është 39 vjeçar, i martuar, ka tre fëmijë dhe jeton në Prishtinë bashkë me familjen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments