Thursday, April 25, 2024
HomeLajmeKosovaEfekti i koronavirusit/ Përgjysmë më pak fluturime në vitin 2020 në krahasim...

Efekti i koronavirusit/ Përgjysmë më pak fluturime në vitin 2020 në krahasim me 2019-tën në aeroportin “Adem Jashari”

Viti 2020 ishte një vit shumë i vështirë për gjithë njerëzimin.

Si shkak i pandemisë, edhe fluturimet e aeroplanëve u pezulluan, transmeton Indeksonline.

Pezullimi i fluturimeve u ndje shumë edhe në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas statistikave të publikuar nga ASK, përgjysmë më pak fluturime ka pasur në vitin 2020 në krahasim me 2019-tën.

Në vitin 2019 ishte rekord prej 8675 fluturimesh(nisje dhe arritje), kurse në vitin 2020 u shënua numri më i ulët.

Gjatë vitit të kaluar ishin vetëm 4236 fluturime. Ndërsa, në 3 mujorin e parë të vitit 2021 janë shënuar 1317 fluturime.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments