Tuesday, May 14, 2024
HomeLajmeKosovaE tmerrshme: Vajza që u dhunua në Kamenicë është një 12-vjeçare

E tmerrshme: Vajza që u dhunua në Kamenicë është një 12-vjeçare

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së baraburgimit ndaj të pandehurit M.J., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

 

Sipas kërkesës nga prokuroria, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri gjatë muajit tetor të këtij viti, në Komunën e Kamenicës, ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 12-vjeçare.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i pandehuri aktualisht gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin gjatë ditës së djeshme nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi” ndaj viktimës së mitur.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments