Monday, November 29, 2021
HomeLajmeKosovaDyshohet se vrau nënën e tij, arrestohet shkupjani

Dyshohet se vrau nënën e tij, arrestohet shkupjani

Një 62-vjeçar, banor i Shkupit është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi dyshohet për vrasjen e nënës së tij.

Arrestimi ka ndodhur rreth orës 7:50 në rrugën “23 tetori”. 62-vjeçari dyshohet se ka vrarë të ëmën, 84-vjeçare, në shtëpinë e saj në lagjen Aerodrom të Shkupit.

“Është privuar nga liria I.T. (62) nga Shkupi për shkak të dyshimit se këtë mëngjes, rreth orës 6:30, në shtëpinë e  tij, me një objekt të mprehtë i ka shkaktuar plagë nënës së tij V.T. (84) nga Shkupi, pas çka ajo ka vdekur”, njoftoi Ministria e Brendshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments