Sunday, May 19, 2024
HomeLajmeKosovaDështon në Kuvend rezoluta e AAK-së për projektin e gazsjellësit

Dështon në Kuvend rezoluta e AAK-së për projektin e gazsjellësit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë miratuar rezolutën e prezantuar nga AAK-ja, pas debatit rreth 6 orësh për projektin e gazsjellësit në Kosovë.

 

Me 46 vota kundër dhe vetëm 21 vota për, rezoluta dështoi të miratohet në legjislativ, ani pse në fillim iniciuesi i debatit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkoi një konsultë paraprake për të gjetur konsensus brenda grupeve parlamentare.

Pas përfundimit të debatit, kryetari i Kuvendit përmbylli punimet e seancës plenare, ku tha se njëjta seancë do të vazhdojë nesër në orën 10:00.

Dështimit të kësaj rezolute i ka paraprirë debat i ashpër në Kuvend mes pozitës dhe opozitës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments