Friday, April 19, 2024
HomeShëndetësiCili është organi më detoksifikues në trupin e njeriut?

Cili është organi më detoksifikues në trupin e njeriut?

Zorrët nuk janë organi kryesor që detoksifikon trupin e njeriut. Ky funksion kryhet kryesisht nga mëlçia.

Funksioni i zorrëve është që të thithin lëndët ushqyese nga ushqimi që hani dhe të nxjerrin ushqimet që trupi juaj nuk arrinë t’i përthithë. Edhe pse të gjitha qelizat kanë aftësinë për të metabolizuar kimikatet, është kryesisht detyra e mëlçisë të metabolizojë kimikatet që janë të rrezikshme ose që grumbullohen në nivele me rrezikshmëri të lartë.

Fjala “detoxify” (ose “detox” shkurt) është një fjalë që është e ngarkuar me shumë konotacione pseudo-shkencore. Në një kontekst shkencor, fjala “detoksifikim” do të thotë të largim ose “shkatërrim” i  kimikaleve specifike që mund të dëmtojnë trupin e njeriut, në rastet kur përqendrimi i tyre është shumë i lartë.

Një nga funksionet kryesore të mëlçisë është të çaktivizojë kimikalet e rrezikshme përpara se ato të grumbullohen aq sa të mund të shkaktojnë dëme.

Mëlçia është detoksifikuesi natyral i trupit. Por mëlçia nuk është pafundësisht e fuqishme. Nëse kimikalet e rrezikshme përqendrohen shumë për t’u trajtuar nga mëlçia, ose nëse disa kimikale të rrezikshme hyjnë në trup, të cilat mëlçia nuk mund t’i përballojë fare, ato mund të dëmtojnë mëlçinë dhe madje të shkaktojnë vdekje.

Për një mbidozë të kimikaleve të caktuara, detoksifikimi manual i kryer nga profesionistë mjekësorë mund të ‘çaktivizojë’ toksinat ose të parandalojë efektet e toksinave përpara se ato të mund të dëmtojnë mëlçinë.

Çështja është se është mëlçia ajo që dëmtohet kur gëlltit 50 pilula Tylenol përnjëherë, jo zorrët. Konsumimi i tepërt afatgjatë i alkoolit mund të çojë në dështim të mëlçisë, jo në intestinin e zorrëve, sepse është mëlçia ajo që shpërbënë alkoolin.

Në librin shkollor “Hepatotoxicity”Hyman J. Zimmerman thotë: “Mëlçisë i është besuar prej kohësh përgjegjësia për detoksifikimin dhe është konsideruar si kujdestar i trupit. Megjithatë, vlerësimi i rolit mbrojtës të mëlçisë është ‘zbutur’ nga fakti se disa ndryshime “detoksifikuese” mund të rezultojnë të dëmshme.”

Mëlçia është një organ shumë i fortë dhe bën një punë të jashtëzakonshme për të detoksifikuar trupin. Nëse një person është i ekspozuar ndaj disa kimikaleve që mëlçia nuk mund t’i trajtojë, ose ndaj përqendrimeve të kimikaleve që janë më të larta se sa mund të përballojë mëlçia, atëherë ai duhet të dërgohet menjëherë në dhomën e urgjencës, pasi që dështimi i mëlçisë shpesh rezulton me fatalitet.

Mjekët mund të heqin manualisht disa toksina nga gjaku duke përdorur dializën ose mund të parandalojnë efektet e disa toksinave me kimikate të tjera.

Si skenar të fundit, mjekët mund të kryejnë një transplant të mëlçisë për të shpëtuar jetën e pacientit. Nëse një person nuk ka asnjë sëmundje afatgjatë të mëlçisë që kërkon trajtim mjekësor, as ekspozim ndaj niveleve të toksinave që kërkon shtrimin në spital, atëherë mëlçia po e bën mirë punën e saj të detoksifikimit.

Në përqendrim shumë të lartë, molekula e Tylenol (treguar më lart) bëhet toksike për trupin e njeriut. Duke qenë se është detyra e mëlçisë të detoksifikojë trupin, mbidoza e Tylenol çon në dështim të mëlçisë, jo në dështim të zorrëve. Public Domain Image, source: Wikipedia.

Në përgjithësi, njerëzit e shëndetshëm nuk kanë nevojë të “pastrojnë” mëlçinë ose zorrët, siç pretendojnë shumë “profesionistë” pseudoshkencor.
Reklamimet e dokrrat e tilla: mund t’i bëni vetë “dietat detoksike”, “pastrimin e zorrëve” dhe “pastrimin e mëlçisë”, janë joshkencore.

Ata nuk bëjnë asgjë për të detoksifikuar trupin tuaj nga kimikalet e rrezikshme. Thjesht, nuk mbështeten nga asnjë provë shkencore, madje u mungon ndonjë mekanizëm fizikisht i besueshëm me të cilin mund të punonin.

Klinika Mayo thotë: “Dietat e detoksifikimit ose detoksifikimit janë të njohura, por ato nuk janë vërtetuar shkencërisht, ka pak prova që dietat detoksike largojnë toksinat nga trupi. Në të vërtetë, veshkat dhe mëlçia filtrojnë dhe eliminojnë në mënyrë efektive shumicën e toksinave të cilat gjenden në trupin e njeriut.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments