Wednesday, May 8, 2024
HomeTeknologji5G arrin në Ballkan, sefte në UBT

5G arrin në Ballkan, sefte në UBT

Është përuruar qendra e parë testuese me gjeneratën e pestë të teknologjisë së rrjeteve celulare pa tela.

Ajo ndodhet në Kampusin e Universitetit për Biznes dhe Teknologji,  ku tashmë një hapësirë do të jetë me frekuenca të rrjetit 5G.

Kjo i mundëson kolegjit UBT që të bëjë studime të ndryshme sic janë ato mikrobiologjike e qytetet e mençura por edhe në fusha tjera.

Përvec për nevojat  e tyre e të studentëve, drejtuesit e UBT-së janë deklaruar se janë të hapur edhe për kompanitë tjera që duan të bëjnë testime me 5G.

E gjithë kjo u bë e mundur pas bashkëpunimet me kompaninë NOKIA, që ishte bashkëpunëtore.

Përfaqësuesi i këtyre, David Pavlinic, u deklarua se ky vend në Kosovë është i pari në rajon ku po përdoret rrjeti 5G.

Në ngjarjen e përurimit e pranishme virtualisht ishte edhe ambasadorja finlandeze.

Ndërkaq, zyrtarët e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, thanë se janë duke punuar edhe vet në këtë drejtim për hapjen e brezave për 5G, jo vetëm për operatorët e mëdhenj ekzistues por edhe për nevoja private.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments