Wednesday, April 24, 2024
HomeShëndetësiÇfarë është dopamina dhe çfarë i bënë trupit tonë?

Çfarë është dopamina dhe çfarë i bënë trupit tonë?

Gjithçka që duhet të dini rreth dopaminës.

 

Dopamina është lloj neurotransmiteri që prodhohet nga trupi ynë dhe sistemi nervorë e përdorë atë për të shpërndarë mesazhe mes nervave dhe qelizave, shkruan “WebMD”.

Dopamina luan një rol të madh në mënyrën se si ne ndjejmë kënaqësi. Ajo gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në aftësinë për të menduar dhe planifikuar.

Kur trupi juaj prodhon shumë dopaminë, ajo mund të qoj në probleme të shumta shëndetësore, si për shembull sëmundja e parkinsonit.

Dopamina ndikon në shumë sjellje dhe funksione tonat siç janë: të  mësuarit, motivimi, rrahjet e zemrës, puna e enëve të gjakut, funksionimi i veshkave, laktimi, gjumi, disponimi, vëmendja, procesimi i dhimbjes dhe lëvizjet.

Mungesa ose teprimi i prodhimit të dopaminës nga trupi shkakton disa lloje të sëmundjeve psikike, ndër to është:

Skizofrenia: deri para disa dekadave, mendohej se skizofrenia shkaktohej kur sistemi i dopaminës është hiperaktiv. Tani është kuptuar se ajo shkaktohet si pasojë e veprimit intensiv të dopaminës në zona të caktuara të trurit, transmeton lajmi.net.

Në anën e kundërt, ndikimi i vogël i dopaminës në tru mund të shkaktoj mungesë motivimi dhe dëshire.

Çrregullim i hiperaktivitetit nga deficiti i vëmendjes (ADHD): nuk dihet saktë se çfarë e shkakton por besohet që shkaktohet nga mungesa e dopaminës.

Abuzimi me drogë dhe varësia: dogat e caktuara si kokaina, shkaktojnë rritje masive të dopaminës në tru. Kjo jep shumë kënaqësi trupit tuaj por kjo do të thotë se do të keni nevojë të vazhdueshme për këtë ndjenjë sepse normaliteti s’do të jetë i mjaftueshëm më, duke shkaktuar varësi.

Obesiteti dhe parkinsoni gjithashtu shkaktohen nga çrregullimet e dopaminës.

Dopamina përdoret për disa ilaçe, që përdoren për personat me presion të ulët të gjakut, ata me zemër të dobët, mungesë të qarkullimit të gjakut etj.

Mirëpo ilaçet që nxisin prodhimin e dopaminës mund të kenë efekte anësore edhe nëse përdoren nën monitorimin e mjekëve, duke shkaktuar: çrregullim të rrahjeve të zemrës, rritje të rrahjeve të zemrës, probleme me frymëmarrje, dhimbje gjoksi, të vjella, kokëdhembje etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments