Saturday, May 18, 2024
HomeSportÇekia – Anglia, formacionet zyrtare

Çekia – Anglia, formacionet zyrtare

Çekia ka përballë skuadrën e Anglisë në kuadër të “Euro 2020”.

 

Kombëtarja e Çekisë do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të grupeve kundër Anglise.

Anglezët do të jenë pa Mason Mount dhe Ben Chilwell pasi iu janë nënshtruar karantinimit, pas rezultimit pozitiv me COVID-19 të lojtarit të Skocisë, Billy Gilmour.

Në kuadër të Kampionatit Evropian, Anglia dhe Çekia janë ndeshur katër herë, ku prej tyre “Tre Luanët” kanë dy fitore, një herë kanë barazuar dhe një fitore e ka Çekia.

Anglia dhe Çekia e kanë siguruar kualifikimin në fazën eliminuese dhe këtë takim ndeshen për vendin e parë.

Formacionet zyrtare të Kombëtareve.

Çekia: Vlacik, Celutska, Coufal, Kalas, Darida, Holes, Schik, Masopust, Jankto, Soucek, Boril.

 

Anglia: Pickford, Walker, Shaw, Rice, Stones, Maguire, Grealish, Kane, Sterling, Philips, Saka.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments