Thursday, April 18, 2024
HomeLajmeKosovaBurri nga Vitia e bën për spital bashkëshorten, pastaj ia dëmton edhe...

Burri nga Vitia e bën për spital bashkëshorten, pastaj ia dëmton edhe veturën

Një person është arrestuar dje në komunën e Vitisë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar bashkëshorten e tij.

I njëjti në shenjë revolte gjithashtu të njëjtës ia ka dëmtuar veturën.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.

“Viti 07.04.2021-15:00. Me 08.04.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi  që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimë femër kosovare dhe në shenjë revolte i ka dëmtuar veturën e saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, shkruhet në raportin 24-orësh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments