Saturday, May 18, 2024
HomeBotaBurri më i gjatë në botë dhe gruaja më e gjatë në...

Burri më i gjatë në botë dhe gruaja më e gjatë në botë votuan në zgjedhjet në Turqi

Burri dhe gruaja më e gjatë në botë votuan të dielën në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Turqisë.

Sulltan Kösen, i cili ka titullin “burri më i gjatë në botë” me gjatësinë e tij prej 2 metra e 51 centimetra, i cili jeton në Mardin, votoi në lagjen rurale Alibey të rrethit Derik të Mardinit, shkruajnë mediat turke, përcjell Telegrafi.

Kösen, i cili jeton në fshatin Dede, hyri në Librin e Rekordeve Guinness në vitin 2009 me duart e tij të gjata 27,5 centimetra dhe këmbët 36,5 centimetra, si dhe me gjatësinë e tij.

Megjithatë, për shkak të vështirësisë së tij në ecje, Kösen mbërriti në shkollën fillore të fshatit Alibey për të votuar duke hipur në pjesën e pasme të një traktori.

“Shpresoj se do të jetë mirë për vendin tonë”, citohet të ketë thënë ai.

Ndërkohë votoi edhe Rümeysa Gelgi, e cila është në Librin e Rekordeve Guinness si “gruaja më e gjatë në botë”.

Duke vuajtur nga sindroma Weaver dhe duke jetuar në Karabük, Gelgi votoi duke përdorur një kuti të lëvizshme votimi që i sollën zyrtarët.

Gelgi, e gjatë 2 metra e 15 centimetra, u tha gazetarëve se deri më sot shkonte në shkolla për të votuar, por në këto zgjedhje përdori kutinë e lëvizshme të votimit.

“Uroj më të mirën për vendin tim. Kam votuar, faleminderit”, tha ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments