Wednesday, August 10, 2022
HomeBotaBlinken: Duhet respektuar sovraniteti i Ukrainës, Rusia t’i japë fund veprimeve të...

Blinken: Duhet respektuar sovraniteti i Ukrainës, Rusia t’i japë fund veprimeve të rrezikshme

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë takimit që pati me ministrin e Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka thënë se që të dyja shtetet mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, teksa ka pasur mesazhe edhe për Rusinë.

Blinken, me anë të një postimi në ‘Twitter’, ka shkruar se “Rusia duhet t’i japë fund veprimeve të rrezikshme dhe të papërgjegjshme”.

“Kënaqësi që bisedova me ministrin e Jashtëm francez sot, me të cilin diskutova për mbështetjen tonë të palëkundur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Rusia duhet t’i japë fund veprimeve të rrezikshme dhe të papërgjegjshme”, thuhet në postimin e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments