Friday, May 3, 2024
HomeLajmeBill Clinton vizition për herë të parë Shqipërinë më 4 korrik

Bill Clinton vizition për herë të parë Shqipërinë më 4 korrik

Në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, më 4 korrik, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton do të vizitojë Tiranën.

Kjo është vizita e parë e Presidentit të 42-të SHBA, në vendin tonë.

Clinton vjen në vendin tonë me ftesë të kryeministrit Edi Rama, për t’i shprehur falënderimin për gjithçka ai dhe SHBA bënë për Shqipërinë, Kosovën dhe Rajonin. Clinton do të ketë takime me liderët kryesorë shqiptarë, ndërsa do të vizitojë disa vende në Shqipëri.

Bill Clinton gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fuqishëm në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999 për të parandaluar gjenocidin ndaj shqiptarëve.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments