Saturday, April 20, 2024
HomeLajmeKosovaBerisha viziton bizneset në Istog: Mbyllja nuk është zgjidhje, financimi dhe vaksinimi...

Berisha viziton bizneset në Istog: Mbyllja nuk është zgjidhje, financimi dhe vaksinimi është zgjidhja

Bekë Berisha, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot në qytetin e Istogut, ka vizituar bizneset, kryesisht sektorin e Gastronomisë për t’u njoftuar nga afër me situatën pas vendimit të Qeverisë për mbylljen e këtij sektori ekonomik.

Berisha tha se vlerësimi i deritanishëm është se sektori i gastronomisë i ka mbijetuar me vështirësi gjendjes pandemike.

“Ky sektor, që i ka mbijetuar me shumë vështirësi gjendjes pandemike dhe masave të ashpra, është para falimentimi. Vendimi për t’i lënë hapur ‘merr e shko’ është vendim që Gastronomia të punojë me humbje. 

Spektaklet duhet të përfundojnë, këto biznese të vogla duhet t’i ipet mbështetja financiare direkte, pa spektakle por me veprime konkrete. 

Mjaft me fjalë, lironi e transferoni mjetet.

Mbyllja nuk është zgjidhje, mbështetja e shtetit me financa dhe vakcinimi është zgjidhja”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments