Sunday, April 28, 2024
HomeLajmeKosovaBerisha: Rahmet për së gjalli me i thanë Kadri Veselit, kur tha...

Berisha: Rahmet për së gjalli me i thanë Kadri Veselit, kur tha që Kurti ka me e kthy Serbinë në Kosovë

Ish shefi i Sigurisë Kibernetike, Zafir Berisha, ka thënë se kompromisi i Albinit me bandat e Vuqiçit për targat, është nënshtrimi i radhës përballë politikës gjenocidale të Serbisë.

Berisha ka shkruar në Facebook se kompromisi për targat është nënshtrim I radhës përballë politikës gjenocidale të Serbisë.

“Kompromisi i Albinit me bandat e Vuqiçit për targat, është nënshtrimi i radhës përballë politikës gjenocidale të Serbisë! A është ky hipokriti i cili dikur thonte se nuk bisedojm me Serbin për çështje të brendëshme të Kosovës, çka ndodhi tash?!”, ka shkruar Berisha.

Berisha ndër të tjera ka kujtuar edhe fjalimin e Kadri Veselit në Kuvendin e Kosovës, kur thotë se “Albin Kurti do ta kthejë Serbinë në Kosovë”.

“Rahmet për se gjalli ka mbetë me i thanë Kadri Veselit, kur i thonte në Kuvendin e Kosovës: ki me kthy Serbin në Kosovë”, ka shkruar Berisha.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments