Tuesday, May 14, 2024
HomeLajmeKosovaBaton Haxhiu: E vetmja fitore e Kurtit është që nuk u përplas...

Baton Haxhiu: E vetmja fitore e Kurtit është që nuk u përplas me ushtrinë serbe

Kosova dhe Serbia kanë arritur sot një marrëveshje lidhur me reciprocitetin e targave. Për këtë marrëveshje, analisti Baton Haxhiu tha në emisionin “Shock” se e çon Kosovën 10 vite mbrapa.

 

“Nëse hyhet në dialog, duhet të shkojë përtej arritjeve që janë bërë dhe jo të kthehet 10 vite mbrapa”, u shpreh Baton haxhiu.

Baton Haxhiu tha se marrëveshja në fjalë nuk ishte fitore për Albin Kurtin dhe e vetmja fitore e kryeministrit të Kosovës është se nuk u përplas me ushtrinë serbe në kufi, sipas analistit.

“Albin Kurti të  vetmen fitore ka që nuk u përplas me ushtrinë serbe dhe ruajti jetët e njerëzve, por politikisht dhe në dialog është i aftë sa  fëmijët e vetëvendosjes në qeverisjen e Kosovës”, tha analisti Haxhiu.

Për Baton Haxhiun, Albin Kurti duhet të bëhet më pragmatist, ku “në vend të historisë duhet të shohë përditshmërinë e jetës”.

Analisti Haxhiu e cilësoi “frikacak” Albin Kurtin dhe sa se ky i fundit ka një retorikë mashtruese, gjë që sipas analistit i bën dëm Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments