Thursday, March 28, 2024
HomeLajmeKosovaBekim Jashari thirrje liderëve: Bashkohuni pozitë e opozitë t’i japim fund dialogut...

Bekim Jashari thirrje liderëve: Bashkohuni pozitë e opozitë t’i japim fund dialogut me Serbinë

Kreu i Skenderajt, Bekim Jashari, njëherit edhe djali i heroit Hamëz Jashari, u ka bërë thirrje liderëve të vendit që të bëhen bashkë sa i përket dialogut me Serbinë.

Jashari në një intervistë për Ekonomia Online, shtoi se vetëm të bashkuar pozitë dhe opozitë mund t’i japin zgjidhje shumë çështje të pazgjidhura ndërmjet të dy vendeve.

Madje ai ka akuzuar politikanët se po e shfrytëzojnë kohën e fushatave zgjedhore që të merren me këtë çështje, duke shtuar se duhet që të marrë fund një herë e mirë i gjithë ky proces që të fillojë zhvillimi i vendit.

“Vetëm të bashkuar pozitë e opozitë në dialogun me Serbinë dhe fatin e të pagjeturve e çështjen e dialogut”.

“Duhet me qenë bashkë mund t’i zgjidhim këto probleme sepse mendoj që është koha t’i japim fund njëherë e përgjithmonë për popujt e dy shteteve dhe të mos kemi probleme me politika ditore e sidomos në kohë fushatave dhe të mos mashtrohet populli i shkretë, por të përfundojë ky dialog dhe të fitojë zhvillimi i vendit”.

Këto komente ai i bëri pas homazheve në 22-vjetorin e betejës së Koshare, nga ku ka porositur që gjithmonë duhet ta kujtojmë rrugën e gjatë të bërë për liri.

“Ne sot kemi ardhur bashkërisht me shoqatat e dala nga lufta dhe tri shoqatat e Komunës së Skenderajt, bashkë me familjarë dhe qytetarë për te bërë homazhe dhe nderime në këtë betejë të lavdishme ne si Komunë i kemi 6 dëshmorë të varrosur këtu dhe ne bëmë nderime edhe ndaj Agim Ramadani dhe Sali Çeku ku këtë të fundit kam njohur personalisht, por edhe tek dëshmorë e heronj të tjerë”.

“…sidomos të komunës tonë duke filluar nga Abaz Thaçi dhe janë dite që të japin emocione dhe të kujtojnë se sa rrugë e gjatë është bërë për të arritur deri këtu dhe të jep mesazh të qartë që duhet të jemi të bashkuar dhe për ta ndërtuar këtë dhe gjeneratat që vinë nesër me dashtë këtë vend”, tha Jashari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments