Tuesday, May 14, 2024
HomeLajmeKosovaBekim Haxhiu: “Erdhi dita” që kryeministri i Kosovës mos të takohet me...

Bekim Haxhiu: “Erdhi dita” që kryeministri i Kosovës mos të takohet me kryeministrin e Shqipërisë

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se “erdhi dita” që kryeministrit të Shqipërisë t’i refuzohet takimi nga Kurti.

Duke shpërndarë një foto të Thaçit dhe Veselit në kohën kur kryeministri Rama mirëpritej, deputeti Haxhiu ka thënë se Kurti pranon të takohet pa kushte me Vuçiqin kurse refuzon kryeministrin shqiptar.

“Veprimet e Kurtit janë antikombëtare, inatçore, naive, janë “shizofreni” politike”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu.

Postimi i plotë:

“Erdhi Dita” që kryeministri i Kosovës mos të takohet me kryeministrin e Shqipërisë!!!

Pikërisht mbi kauzën e tij të rrejshme, “bashkimin kombëtar”, mashtruesi Albin Kurti erdhi në pushtet, ndërsa sot refuzon ta takojë kryeministrin e Shqipërisë, duke i vënë kushte, a në anën tjetër takohet me Vuçiqin pa kushte.

Veprimet e Kurtit janë antikombëtare, inatçore, naive, janë “shizofreni” politike

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments