Sunday, May 19, 2024
HomeLajmeKosovaBekë Berisha për Donika Gërvallën: Edhe 100 vjet me qenë ministre, s’ka...

Bekë Berisha për Donika Gërvallën: Edhe 100 vjet me qenë ministre, s’ka me bë punë të hairit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka komentuar punën e kësaj qeverie në përgjithësi.

Veçmas, ai foli edhe për atë se çfarë ka bërë në gjysmë të mandatit, Donika Gërvalla, aktualisht ministre e jashtme, përcjell lajmi.net.

Sipas Berishës, ajo ka qenë një ministre e dobët, ndërsa për lajmi.net pohoi se edhe po qëndrojë 100 vjet në këtë detyrë, nuk do të bëjë ndonjë siç tha ai, punë të hairit.

“Si ministre ka qenë shumë e dobët. Nuk ka sjell njohje. Edhe 100 vjet me qëndru ministre, s’ka me bë ndonjë punë të hairit”, tha ndër tjerash ai.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=232984592572751

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments